Shpërndante kokainë, pranga 46-vjeçarit në kryeqytet

Foto ilustruese

Shpërndante kokainë, pranga 46-vjeçarit në kryeqytet

10:26 01/04/2017

Një 46- vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi gjatë një kontrolli fizik  i janë gjetur 12 doza me kokainë me peshë 7.6 gram. Në pranga ka rënë Gëzim Ikonomi, banues në Tiranë.

Sipas policisë, Ikonomi shpërndante kokainë dhe arrestimi i tij është kryer në rrugën e “Elbasanit”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i  janë gjetur 49.8 gramë me kokainë./tvklan.al






Të ngjashme