Shpërndarja e heroinës nga Porti i Roterdamit


Shpërndarja e heroinës nga Porti i Roterdamit

14:50 06/06/2016

Trafikantët shqiptarë po bëhen gjithmonë e më të fuqishëm në objektivin e tyre për të kontrolluar kalimin dhe shpërndarjen e heroinës në portin e Roterdamit.

Sipas autoriteteve grupet kriminale kryesore janë holandeze, por një kategori e re po lind.

Janë shqiptarët që po shfaqen të dhunshëm pasi kërkojnë të marrin pjesën e tyre në terrenin e trafikimit. Shqiptarët e kryejnë aktivitetin e tyre me moton “I pasur ose i vdekur”. Këtë e pohon për gazetën spanjolle “El Pais”, shefi i luftës kundër drogës në Europol.

Heroina niset kryesisht nga Afganistani, si prodhuesi më i madh në botë dhe kalon në Turqi, në Ballkan dhe më pas në Europë siç tregohet edhe në këtë hartë.

harta

Trafikantët përdorin portin e Roterdamit pasi është një pikë e dobët për shkak të madhësisë së tij. Autoritetet thonë se trafikantët nisin 5 konteinerë me drogë duke patur parasysh rrezikun se të paktën një prej tyre do të kapet.

Për këtë arsye vazhdimisht në portin e Roterdamit ka përplasje me armë mes policisë dhe trafikantëve.

Të ndihmuar edhe nga zyrtarë të korruptuar, dy vitet e fundit rastet e trafikut kanë qenë flagrante.

Në vitin 2015, u kaluan plot 3,400 kilogramë kokainë dhe 764 kg heroinë.

Tv Klan





Të ngjashme