Shpërthejnë protestat në Varshavë!
‘Aborti’ provokon qytetarët, përplasje të dhunshme me policinë
Pas Parisit dhe Tiranës është kryeqyteti polak Vrashavë që ka përjetuar përleshje të përgjakshme anti-qeveritare. Protestat rinisën këtë radhë pasi Gjykata e Lartë vendosi të forcojë më tej ligjin e abortit.
Protestuesit madje marshuan edhe drejt shtëpisë se JaroslawKaczynski, kreu i partisë në pushtet Ligji dhe Drejtësia. Kaczynski shihet si udhëheqësi de facto i Polonisë edhe pse ai zyrtarisht mban detyrën e zëvendëskryeministri.
Policia polake u bllokoi rrugët protestuesve duke i detyruar të merrnin rrugë alternative përgjatë lumit Vistula për të arritur në shtëpinë e Kaczynskit.
Protesta përkoi me 39-vjetorin e ligjit ushtarak të vendosur nga udhëheqësit e partisë komuniste polake në 1989. Shumë polakë akuzojnë qeverinë se po vepron gjithnjë e më shumë si regjimi autoritar i asaj epoke.
Madje edhe BE-ja e ka kërcënuar Poloninë me ndërprerje të fondeve për këtë lloj sjellje. Sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve u bashkuan me demonstruesit anti-qeveritarë, të zhgënjyer nga trajtimi i pandemisë së koronavirusit dhe kufizimet që qeveria ka vendosur.
Klan Plus