Shpërthen bomba artizanale, plagosen disa persona
13 persona mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Lion, pasditen e kësaj të premteje. Rreth orës 17:30, një pako e mbushur me gozhdë e copa metalike shpërtheu brenda një butiku në një nga rrugët kryesore të qytetit francez.
Policia është vënë në ndjekje të një personi të dyshuar, i larguar nga vendngjarja me biçikletë. Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se bëhet fjalë për një sulm ndaj qytetarëve. Pista kryesore e hetuesve është ajo e një sulmi terrorist. Tv Klan