Shpërthen bombola e gazit në lokalin në plazh, tre të plagosura


Shpërthen bombola e gazit në lokalin në plazh, tre të plagosura

17:12 09/08/2016

Tre femra janë plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal, në plazhin e quajtur “Pulëbardha”, në Ksamil.

Të plagosura kanë mbetur pronarja e lokalit, Dh.M., 43 vjeçe, punonjësja M.B., 19 vjeçe si dhe një pushuese, Gj.T., 19 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ka pasur rrjedhje të gazit nga tubi i bombolës së gazit.

Të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën, por janë nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

/tvklan.al

 






Të ngjashme