Shpërthen bombola e gazit në një magazinë
Një bombol gazi në një magazinë në Elbasan ka marrë flakë dhe ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 në lagjen “Skënderbej”.
Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit janë shkaktuar dëme materiale, duke u djegur disa orendi.
Për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al