Shpërthen centrali energjitik, 21 të vdekur


Shpërthen centrali energjitik, 21 të vdekur

17:10 12/08/2016

21 persona kanë mbetur të vrarë nga shpërthimi i një tubacioni në një central energjitik në Kinë.

Shpërthimi ndodhi në mesditë, për shkak të çarjes së një tubi që shërbente për qarkullimin e avullit me presion, në një zonë industriale të qytetit të Dangyang, në provincën Hubei.

Arsyet e aksidentit ende nuk dihen, por janë nën hetim. Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Tv Klan






Të ngjashme