Shpërthen dhuna pas zgjedhjeve në Turqi


Shpërthen dhuna pas zgjedhjeve në Turqi

15:54 03/04/2019

Komisioni Zgjedhor në Turqi do të rinumërojë votat në 7 nga 39 njësitë administrative, pas ankesës së partisë së Presidentit Erdogan për parregullsi në numërim. Ish-kryeministri Binali Yıldırım, i konsideruar si krahu i djahtë i Erdoganit, humbi në zgjedhjet e 31 Marsit përballë kandidatit opozitar Ekrem Imamoglu, duke i dhënë fund dominancës së tyre 21-vjeçare në këtë qytet.

Pamjet e përleshjeve mes mbështetësve të partive kundërshtare janë bërë të zakonshme në Stamboll. Në përleshje u përfshinë mbështetës të dy partive të mëdha, asaj të Presidentit Erdogan dhe republikanëve në opozitë, kandidati i të cilëve fitoi zgjedhjet lokale në këtë qytet.

Një tjetër përleshje mes mbështetësve të dy partive fiksoi në kamera edhe një grup i Euroneës. Personi që ra pre e dhunës dhe që nuk arriti të thotë as emrin ishte një votues i opozitës që po jepte intervistë për një reportazh të televizionit informativ me qendër në Lion.

“Kur votova kisha parasysh të ardhmen e dy fëmijëve të mi. Këtë e kam bërë gjatë dy zgjedhjeve të fundit”.

Tensionet janë të pazakonta për qytetin më të populluar të Turqisë, që e karakterizon fryma paqësore.

Tv Klan






Të ngjashme