Shpërthen diga, vdesin 20 persona
Një digë uji ka shpërthyer në Kenia duke i marrë jetën të paktën 20 personave, shkruan BBC. Shpërthimi i digës ka shkaktuar pasoja të shumta, duke lënë të pastrehë mbi 2000 persona, bëjnë më dije zyrtarët. Njerëzit kanë qenë duke fjetur gjatë kohës që ka ndodhur shpërthimi.
Ngjarja u regjistrua pranë qytetit Solai, 190km në veriperëndim të kryeqytetit, Nairobi. Kryqi i Kuq kenian thotë se deri më tani ka shpëtuar 40 vetë.
Zyrtarët lokalë thonë se nuk dihen ende bilancet që ka sjellë shpërthimi i digës. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa operacioni kërkim-shpëtimi vazhdon.
/tvklan.al