Shpërthen ish-reparti ushtarak
Disa mortaja dhe granata kanë shpërthyer në një zonë që ka shërbyer si repart ushtarak në Prrenjas, pas një zjarri të rënë në shkurre.
ABC News raporton se flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe prej 15 hektarësh.
Nga shpërthimet e lëndëve plasëse nuk ka raportime për të plagosur. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse dhe policia.
/tvklan.al