Shpërthen kriza në vendet e Gjirit Persik
Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni, akuzuan Katarin si destabilizues të rajonit dhe deklaruan ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me të.
Duke akuzuar qeverinë e Dohas, se financuese të grupeve terroriste si Shteti Islamik, Al-qaeda dhe Al-nusra, 5 vendeve Arabe kërkuan që diplomatet e Katarit, të akredituar në vendet e tyre, bashkë me rezidentët, të largohen brenda një afati të caktuar. Si pjesë e masave u njoftua edhe mbyllja e kufijve ajror dhe tokësor me Katarin.
Lëvizjet e vendeve arabe u konsideruan si të pajustifikuara dhe të pa bazuara në fakte nga ana e qeverise së Dohas.
Tensionet e vjetra në rajon mes vendeve aleate të SHBA-ve,u përforcuar dy javë më parë, kur mediat e Katarit publikuan kritika të emirit Al-Thani kundër Arabisë dhe presidentit Trump, për politikat e padrejta ndaj Iranit.
Katari sqaroi më tej, se lajmet e publikuara në media ishin pasoje e një sulmi kibernetik, i cili do të hetohet.
Tv Klan