Shpërthen makina e Konsullatës Shqiptare në Greqi
Një automjet i parkuar pranë Konsullatës Shqiptare në Selanik, ka shpërthyer gjatës natës rreth orës 02:30.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas mediave greke, makina që shpërtheu në flakë është në pronësi të Konsullatës së Shqipërisë.
Shkaqet janë ende të paqarta dhe hetimet do të zbulojnë nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme. Paraprakisht ka dyshime se automjetit i ishte vendosur një bombë artizanale në serbator.
Në vendngjarje shkuan 2 zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit.
/tvklan.al