Tritol makinës së biznesmenit në Tiranë
Saimir Nasi: Nuk kam konflikte me askënd
Një sasi tritoli i është vendosur një makine në zonën e Qesarakës në Tiranë. Lënda eksplozive ka shpërthyer rreth orës 7.40 të mëngjesin e të së shtunës, por nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale.
Sipas burimeve nga policia tritoli ishte vendosur poshtë makinës Porsche, që i përket biznesmenit Saimir Nasi.
Banorë të zonës kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërkohë që automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Policia ka marrë në pyetje pronarin e makinës. Saimir Nasi ka thënë se nuk ka konflikte me asnjë person dhe nuk e di se kush mund të qëndrojë pas këtij sulmi.
Nga ana tjetër policia dyshon për konflikte brenda ose jashtë vendit. Nuk përjashtohet edhe pista e kërcënimit ndaj biznesmenit. Ekspertët do të bëjnë një kontroll të provave, për të parë nëse ka shenja që mund të çojnë në identifikimin e autorit ose autorëve. Janë sekuestruar disa kamera sigurie në zonë.
Tv Klan