Fushë – Krujë, tritol makinës së efektivit të policisë
Fushë – Krujë, tritol makinës së efektivit të policisë
Shpërndaje
09:19 26/03/2014Makina e një efektivi të policisë është hedhur në erë në orët e para të mëngjesit të sotëm në perfieri të Fushë-Krujës. Shënjestër e sulmit është bërë punonjësi i policisë Dilaver Boga.Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Halim ndërsa automjeti i tij tip Benz ishte i parkuar pranë banesës.Nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.Burime policore thanë se lënda plasëse ka qenë e konsiderueshme.Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës. Kjo është edhe pista e vetme në të cilën po heton policia.Shpërthimi i mëngjesit të sotëm është sulmi i 4-t ndaj punonjësve të komisariatit të Fushë Krujës vetëm në pak kohë ndërsa në dy raste është hedhur lëndë plasëse në oborrin e postës së policisë.Megjithëse është deklaruar se po punohet në mënyrë intensive për zbardhjen e këtyre akteve, ende nuk ka ndonjë autor të dyshuar për këto vepra.