Shpërthen motori i avionit, plagoset rëndë 12-vjeçari


Shpërthen motori i avionit, plagoset rëndë 12-vjeçari

20:22 24/08/2018

Një djalë ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u hodh nga 9.7 metra lartësi nga motori i një avioni. 12-vjeçari thuhet se po qëndronte jashtë aeroportit të Skiathosit në Greqi me babain e tij duke parë avionët që ngrihen kur ndodhi incidenti.

Një shkulmim ere nga avioni besohet të ketë ngritur djalin, ndërsa ai shihte avionin të fluturonte mbi kokën e tij.

Për fat të mirë ai nuk ra mbi gurë, por në rërë, gjë që i shpëtoi jetën. Djali u dërgua me ambulancë në Qendrën Shëndetësore Skiathos ku u krye një kontroll i plotë. Sipas mjekëve, i mituri është jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët kanë paralajmëruar për rreziqet e qëndrimit pranë pistave të aeroportit, duke thënë se incidenti mund të kishte pasoja vdekjeprurëse.

/tvklan.al 






Të ngjashme