18 të vdekur nga shpërthimi në flakë i autobusit


18 të vdekur nga shpërthimi në flakë i autobusit

13:10 03/07/2017 I përditësuar/ 18 persona kanë humbur jetën pasi një autobus turistësh u përplas me një kamion dhe shpërtheu në flakë mëngjesin e së hënës, në Gjermaninë jugore.

30 persona mbetën të plagosur, shumë prej tyre me plagë të rënda. Aksidenti ndodhi orët e para të mëngjesit, pranë Muenchberg, në Bavari.

Fillimisht policia tha se 17 persona rezultonin të zhdukur. Zëdhënësja e policisë u shpreh se fati i tyre nuk dihej dhe nuk përjashtoi mundësinë që ata të mos kenë mundur të dalin nga autobusi.

Por në një deklaratë të dytë policia shtoi:

"30 pasagjerë janë dërguar në spitale, disa me plagë të rënda. Të tjerët besohet se kanë vdekur në autobus".

Sipas zëdhënëses së policisë, Irene Brandenstein në autobus ndodheshin 2 shoferë dhe 46 persona.

Mediat gjermane shfaqen pamjet e mjetit, i tëri i shkrumbuar.

Helikopterë dhe ambulanca të shumta shkuan në vendin e ngjarjes për t'i ardhur në ndihmë të lënduarve, ndërsa autostrada A9 u mbyll në të dyja anët për shkak të këtij aksidenti.

Brendenstein tha se autobusi kishte goditur kamionit, ndërkohë që ndodheshin në trafik. /tvklan.al






Të ngjashme