Shpërthen në hapësirë anija kozmike ruse
Një anije kozmike ruse, e cila ishte nisur drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor me furnizime, ka shpërthyer në hapësirë.
Soyuz – U ishte lëshuar orët e para të së enjtes dhe bashkëkangjitur kishte një automjet kargo të quajtur Progress MS – 04.
Por pak më vonë nga lëshimi, Koorporata Shtetërore Ruse për Hapësirën “Roscosmos” raportoi se kishte humbur kontaktin me anijen, vetëm 6 minuta nga nisja e udhëtimit drejt ISS.
Në një tjetër deklaratë, Roscosmos tha se kontakti humbi mbi një zonë malore të Rusisë.
“
Sipas informacioneve paraprake, pas humbjes së kontaktit në një zonë të pa banuar malore në Republikën e Tyva, pjesa më e madhe e pjesëve të anijes u dogjën në shtresat e dendura të atmosferës”
, thuhej në deklaratë.
Mbetet e paqartë nëse ndonjë fragment nga anija ka rënë ose jo në sipërfaqjen e Tokës.
Nga ana e saj, NASA konfirmoi se astronautët amerikanë dhe ata rusë që ndodheshin në bord janë shëndoshë e mirë.
Anija do të dërgonte 2.7 ton furnizime, përfshirë ushqim, oksigjen dhe karburant për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ISS./tvklan.al