Shpërthen raketa “Starship”
Ishte projektuar për të dërguar njerëz në Hënë
Një prototip i raketës se kompanisë SpaceX, e quajtur Starship, shpërtheu të Premten gjatë provave në jug të Teksasit.
394 metra e gjatë, “Starship” është krijuar për të transportuar njerëz dhe 100 tonë ngarkesë në Hënë dhe Mars. Ishte automjeti i planifikuar për gjeneratën e ardhshme, për të bërë të përballueshëm udhëtimin e njerëzve në hapësirë.
SpaceX ishte në mesin e tre kompanive në garë të cilat në bashkëpunim me NASA-n do të zhvillonin sisteme raketash të afta për të transportuar ngarkesa dhe njerëz në Hënë.
Ngjarja nuk ka të bëjë me përpjekjen e SpaceX për të futur në orbitë astronautët e Nasas Doug Hurley dhe Bob Behnken pas dështimit të tentativës së parë për shkak të motit jo të favorshëm. Fluturimi i tyre drejt stacionit Ndërkombëtar Hapësinor do të tentohet sërish sot.
Tv Klan