Shpërthen rrjeti pas vendimit të Princ Harry dhe Meghan për t’u larguar nga Pallati
Pas lajmit të bujshëm se Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore, dhjetëra postime në rrjetet sociale kanë etiketuar familjen.
Postimet komike vënë në plan Harry, Meghan, Mbretëreshën dhe Kate Middleton, duke ironizuar me situatën e krijuar.
Çifti deklaroi se tashmë do të hiqnin dorë nga roli i tyre mbretëror dhe do të punonin për të qenë të pavaruar ekonomikisht. Ata thanë se do të jetonin mes SHBA dhe Anglisë, ndërsa mediat britanike raportuan se vendimin e tyre familja e mësoi nga televizioni.
Duket se përplasjet që Meghan pati që në fillim me Mbretëreshën, bënë që të arrihej në këtë përfundim. /tvklan.al