Shpërthen treni, viktima e dhjetëra të plagosur
Katër të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ky është bilanci tragjik pasi një tren me gaz doli nga shinat dhe shpërtheu në fshatin Hitrino, në pjesën verilindore të Bullgarisë.
Shpërthimi, që ndodhi sot herët në mëngjes, ka shkaktuar zjarr dhe shumë prej 800 banorëve të fshatit janë evakuuar. Sipas Nikolai Nikolov, njëri nga shefat e policisë pjesëtarët e njësive të zjarrfikësve po kërkojnë persona që eventualisht i kanë shpëtuar shpërthimit dhe janë nën gërmadhat e të paktën 20 ndërtesave. Fshati Hitrino gjendet 100 kilometra nga Varna, që është porti kryesor i Bullgarisë në Detin e Zi./ tvklan.al