Tritol shtëpisë së 69-vjeçarit në Vlorë
Nga shpërthimi vetëm dëme materiale
Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë natës së sotme në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Tahsim Xheladin Banushaj në Vlorë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 03 në lagjen “Hajro Çakërri”. Policia bëri të ditur se tritoli është vendosur në portën e jashtme të shtëpisë së 69-vjeçarit Banushaj dhe nga shpërthimi i tij ka vetëm dëme të vogla material.
Vetë 69-vjeçari ka mohuar që të ketë konflikte, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me punën apo aktivitetin e djemve të tij.
Tv Klan