Shpërthen vullkani, evakuohen banorët
Shpërthimi i një vullkani në Filipine ka bërë që autoritetet vendase të urdhërojnë evakuimin e 8 mijë banorëve që jetojnë në jug të kryeqytetit Manila. Hiri vullkanik i shkaktuar nga shpërthimi, është shtrirë në një rreze prej 1 kilometër.
Autoritetet filipineze ngritën alarmin duke paralajmëruar për një shpërthim tjetër të mundshëm vullkanik brenda disa javësh.
Banorët që jetojnë pranë zonës së vullkanit Taal u evakuuan, ndërsa fluturimet në aeroportin ndërkombëtar në Manila u anuluan për shkak të hirit vullkanik. Qytetarët u këshilluan gjithashtu që të vendosin maska në fytyrë.
Pavarësisht se vullkani Taal është i dyti më aktivi në Filipine, ai renditet ndër vullkanet më të vegjël në botë. Gjatë 450 viteve të fundit, janë regjistruar 34 shpërthime të këtij vullkani. /tvklan.al