Shpërthen vullkani në Indonezi
Shpërthen vullkani “Sinabung” në Indonezi. Si pasojë ka lëshuar një kolonë 5 mijë metra të lartë në atmosferë , ndërkohe që re të dendura me avuj kanë zbritur më poshtë.
Autoritetet bëjnë të ditur se fatmirësisht nuk ka viktima apo të lënduar pasi ishin marrë masat paraprakisht.
Vullkani “Sinabung” është një ndër tre aktivët në Indonezi dhe kishte qëndruar inaktiv për katër shekuj, për t’u zgjuar në vitet 2010, 2014 dhe 2016. Si pasojë e shpërthimeve të viteve të fundit të llavës kanë humbur jetën 25 persona ndërsa 30 mijë të tjerë u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre përfundimisht.
Klan Plus