Shpërthen vullkani në malin Stromboli
Turistët i shpëtojnë mrekullisht tymit
Ky është momenti shpërthimit të vullkanit në malin Stromboli, një ishull i vogël pranë brigjeve të Siçilisë. Çaste paniku përjetuan këta pushues, që shihnin shtëllungën gjigante të tymit t’i afrohej barkës së tyre.
Pamja që ofrohej pak më larg ishte spektakolare. 19-vjeçarja Elena Schiera, një nga personat në barkë, rrëfeu terrorin e përjetuar. Shpëtuam për mrekulli, tha ajo për CNN. Fatmirësisht nuk rezulton asnjë viktimë si pasojë e vullkanit.
Bëhet fjalë për shpërthimin e dytë në më pak se dy muaj të Strombolit. Në Korrik të vitit të kaluar, një 35-vjeçar teksa po ngjiste malin humbi jetën nga shpërthimi i vullkanit.
Tv Klan