Shpërthen vullkani, shpallet gjendja e emergjencës


Shpërthen vullkani, shpallet gjendja e emergjencës

09:25 04/05/2018

Ajo që shkencëtarët paralajmëruan vetëm ditë më parë ndodhi.

Këtë të premte, Hawaii ka shpallur gjenden e emergjencës, pasi vullkani i malit Kilauea ka shpërthyer pranë zonave të banuara, në ishullim më të madh hawaian. Për këtë arsye, autoritetet kanë shpallur emergjencë shtetërore lokale dhe evakuim të detyruar për disa prej banorëve.

I cituar nga BBC, një dëshmitar tha se kishte parë llavën që kishte shpërthyer në rrugë si një perde prej zjarri. Ai tha se kishte ndjerë erë sulfuri dhe pemë të djegura.

Kryqi i kuq ka hapur një qendër strehimi për të gjithë banorët e prekur.

Shpërthimin vjen pas disa lëkundjeve të forta sizmike përgjatë ditëve të fundit. Ndërsa më herët gjatë javës, një prej kateve të kraterit u shkatërrua, duke bërë që llava të niste zbritjen drejt zonave të banuara.

/tvklan.al






Të ngjashme