Shpërthen zarfi bombë në zyrat e FMN-së në Paris


Shpërthen zarfi bombë në zyrat e FMN-së në Paris

12:43 16/03/2017

Një zarf bombë ka shpërthyer sot në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Paris duke plagosur një person.

Zyra europiane e FMN-së në Europë ndodhet në zonën e quajtur Avenue d’lena, afër Champs Elysees.

Nuk ka ende detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.

Lajmi vjen një ditë pasi në ministrinë Gjermane të Financave mbërriti një pako bombë, drejtuar ministrit të Financave Wolfgang Schaeuble.

Pakoja bombë ishte nisur nga Greqia, me emër të zv/Presidentit të Partisë opozitare greke, Demokracia e Re.

Një grup grek i majtë, anarkisht, i quajtur “Konspiracioni i bërthamave të zjarrit”, tha në websatin e tij se kishte dërguar pakon.

Fondi Monetar Ndërkombëtar është një prej tre institucioneve ndërkombëtare, së bashku me Komisionin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane, që i kanë dhënë kredi Greqisë kur shkoi në prag falimentimi. Bisedimet mes qeverisë greke dhe ndërkombëtare vazhdojnë për kredi të tjera, të cilat kanë detyruar Greqinë të ndërmarrin masa të ashpra kursimi./tvklan.al






Të ngjashme