Shpërtheu në lot kur Saimiri e eliminoi, paralajmëron Klea: Tani do më njihni dhe do kuptoni…


Shpërtheu në lot kur Saimiri e eliminoi, paralajmëron Klea: Tani do më njihni dhe do kuptoni…

12:30 24/11/2020

Klea Shkurti, 24-vjeçarja e cila u eliminua natën e dytë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka reaguar në rrjete sociale. Teksa thekson faktin që qau, ish-konkurrentja shprehet se lotët nuk ishin për Saimirin, por për momentin e padrejtë. Nëpërmjet një mesazhi në Instastory, Klea shkruan se njerëzit do ta njohin shumë shpejt dhe paralajmëron surpriza nga ana e saj.

“S’di pse e ndjeva si detyrë tu jap përgjigje të gjithëve me këtë story, duke qenë se mesazhe për momentin nuk mund të kthej. Në radhë të parë faleminderit të gjithë njerëzve nga zemra, për mbështetjen, kurajon dhe çdo fjalë të mirë. Unë nuk qava për djalin, por për momentet e padrejta që të sjell jeta, por kur je njeri i drejtëpërdrejtë dhe i thua gjërat siç janë, kështu është. Njerëzit e mëdhenj guxojnë në jetë, jeta është ulje-ngritje dhe pas çdo gjëje të keqe ndodh një gjë e mirë. Shpirtin e madh e mendjen e ndritur do ma njihni shumë shpejt. Prisni surpriza! Njerëzit e mirë i sprovon Zoti dhe gjithmonë pas shiut del diell. Kush më njeh e di mirë se kush jam ndërsa kush jo, marrin vendime të shpejta. Tani do më njohin më mirë se kurrë e do ta kuptojnë që unë nuk ndalem, sepse femrat me karakter guxojnë e kurrë nuk ndalojnë”, shkruan Klea në postimin e saj.

Kujtojmë se pas eliminimit nga “Love Story”, ajo nuk dha asjë koment dhe nuk pranoi të prononcohej nga gazetarët e Klan. Vajza tjetër e eliminuar që nuk mori trëndafil nga Saimiri ishte Juli Melyshi, e cila gjithashtu nuk reagoi./tvklan.al






Të ngjashme