Shpërthim bombe në bankat e Greqisë (22 Mars 1999)
Shpërthimi i fuqishëm i një bombe dëmtoi filialin e Bankës Amerikane Citi Bank në Athinë në orët e para të ditës së sotme por fatmirësisht nuk shkaktoi viktima. Bomba e vendosur në makinën automatike të parave jashtë filialit në lagjen Kalithea në Athinë shpërtheu pas mesnate duke thyer dritaret e bankës dhe shkatërruar një makinë parkuar jashtë saj është versioni i policisë.
Një bombë e dytë u gjet në hyrjen e filialit të Citibank në qytetin Por të Pireut dhe u aktivizua nga ekspertët e eksplozivëve.Nuk ka patur ndonjë telefonatë për të marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet por një telefonatë ka lajmëruar gazetat greke dhe një stacion radioje për të dyja bombat.
Të shtunën në dy bankat e tjera u sulmuan me bomba të cilat shkaktuan dëmtime por jo në njerëz. Grupe të ndryshme kanë kryer sulme të ashpra kundër biznesmenëve dhe grekëve si dhe ndaj makinave të luksit gjatë viteve të shkuara. /tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori