Shpërthim eksplozivi në Lezhë
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës pak pas mesnatës rreth orës 00:30.
Policia thotë se eksplozivi ishte vendosur në një magazinë jo funksionale në pronësi të 60-vjeçarit me iniciale K.C.
Nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë të plagosur, por vetëm materiale. Grupi hetimor është duke vazhduar punën për të identifikuar autorin e vendosjes së tritolit dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
/tvklan.al