Sulm terrorist në Kabul, të paktën 40 viktima
Të paktën 40 persona mbetën të vrarë dhe 140 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qendër të kryeqytetin afgan, Kabul.
Terroristët arritën të fusnin një ambulancë të mbushur me lëndë eksplozive në një zonë të lejuar vetëm për diplomatë dhe zyrtarë qeveritarë. Autoritetet njoftojnë se bilanci i viktimave me gjasë mund të rritet pasi një pjesë e mirë e viktimave janë në gjendje të rëndë.
Atentati terrorsit u mor përsipër nga talebanët. Ky është sulmi i dytë brenda javës në Kabul, pas atij të pak ditëve më parë në një hotel luksoz që shkaktoi 22 viktima.
Tv Klan