Shpërthim i fuqishëm në qendër të Budapestit
Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e shkuar kryeqytetin hungarez. Ngjarja ndodhi orët e vona të së shtunës në qendër të Budapestit, ndërsa të lënduar mësohet se kanë mbetur të paktën 2 persona.
E gjithë zona e njohur si Octogon u rrethua nga forca të shumta policore, ndërsa u evakuuan banorët, si dhe ata që ndodheshin në lokalet e zonës. Mbeten të paqarta motivet e këtij shpërthimi. Mediat atje raportojnë se ngjarja mund të ketë ardhë si pasojë e rrjedhjes së gazit, megjithatë zyrtarisht nuk ka ende asgjë të konfirmuar./tvklan.al