Shpërthim i fuqishëm pranë një baze rebelësh
Një shpërthim i fuqishëm tronditi Idlibin në veriperëndim të Sirisë, duke i marrë jetën të paktën 23 personave, e duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Shpërthimi ndodhi pranë komandës së një grupi rebelësh.
Autoritetet thanë megjithatë se shumica e të vrarëve janë civilë që banojnë në zonat përreth.
Ende nuk dihet se cili grup është përgjegjës për shpërthimin, por dyshohet për konflikt për dominim mes grupeve rivale rebele.
Gjatë 2017-ës në Siri kanë humbur jetën 15 mijë civilë, nga luftimet mes forcave qeveritare dhe rebelëve, po ashtu edhe nga aktet terroriste.
Tv Klan