Shpërthim me bombë në Fushë Krujë pranë fabrikës së çimentos (11 Dhjetor 2000)


Shpërthim me bombë në Fushë Krujë pranë fabrikës së çimentos (11 Dhjetor 2000)

12:00 11/12/2000

Këto janë momentet e para pas shpërthimit rreth orës 10:45 minuta në afërsi të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Kamera jonë ka qenë në vendngjarje vetëm 5 minuta pas shpërthimit. Kjo ka ndodhur vetëm pak minuta para se të kalonte Kryeministri Meta i cili ishte nisur për të vizituar fabrikën. Pasi kanë kaluar dy makina policie dhe ka ndodhur shpërthimi me eksploziv që sipas burimeve policore është bërë me telekomandë.

Kështu eskorta e kryeministrit ka kaluar në një rrugë tjetër për të shkuar në fabrikën e çimentos. Nga ky shpërthim nuk ka patur të dëmtuar, por është prishur vetëm një makinë. Në vendngjarje ka arritur ministri i Rendit Ilir Gjoni dhe grupi i ekspertëve për të shqyrtuar rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Bilbil Mema mësohet se janë ndaluar disa persona, banorë të zonës përreth të cilët dyshohen se janë autorë të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme