Shpërthim në Ambasadën Amerikane në Kenia (06 Gusht 1998)


Shpërthim në Ambasadën Amerikane në Kenia (06 Gusht 1998)

11:12 06/08/1998

Sot rreth orës 10:30 me orë lokale ka ndodhur një shpërthim në Ambasadën Amerikane në Kenia. Mendohet se nga personeli i saj ka të plagosur ku mes tyre mund të jetë dhe ambasadorja amerikane. Shkatërrimet më të mëdha nga ky shpërthim kanë ndodhur në ndërtesën e Ministrisë së Biznesit që thuajse është shkatërruar plotësisht.

Numri i viktimave sipas Kryqit të Kuq deri më tani numërohen rreth 40 të vdekur dhe 54 të plagosur në gjendje të rëndë. Gjithashtu si pasojë e shpërthimit janë hedhur në erë dhe dy autobusa të cilët kishin ndaluar në semafor në mometin e shpërthimit. Ekziston mendimi se shpërthimi ka qënë si pasojë e një bombe por vendodhja e saj akoma nuk është përcaktuar. Nxjerrja e viktimave nga gërmadhat e ish ndërtesës së Ministrisë së Biznesit është shumë e vështirë dhe mendohet se nën to është një numër i konsiderueshëm viktimash./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme