Shpërthim në një depo municionesh
Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në një depo municionesh në Abkazi, provincë e shkëputur nga Gjeorgjia.
Ambasada ruse në Abkazi tha se shpërthimi ka ndodhur në arsenalin ushtrarak në fshatin Primorskoye, afër Detit të Zi.
Të paktën 50 persona kanë mbetur të plagosur, 27 prej të cilëve po marrim mjekim në spital.
Ambasada tha se në mesin e të plagosurve janë edhe 19 turistë.
Abkazia është shkëputur nga Gjeorgjia në fillim të viteve 1990.
Moska ka fituar kontroll në këtë këtë provincë, si dhe në rajonin e dytë të shkëputur nga Gjeorgjia, Osetinë Jugore, pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë më 2008.
Rusia i ka njohur të dyja rajonet si të pavaruara dhe ka mijëra trupa ushtarakë në këto pjesë.
Nënpresidenti amerikan, Mike Pence e ka dënuar atë që e ka quajtur “okupim” të Rusisë në rajon, gjatë një vizite në Tbilisi./REL