Shpërthim në një lokal në Francë, 13 të rinj humbin jetën

REPEATING - CORRECTING DATE View of the bar in Rouen, France, August 6, 2016 where a fire killed 13 people and injured another six, the interior ministry said in a statement. REUTERS/Clotaire Achi

Shpërthim në një lokal në Francë, 13 të rinj humbin jetën

09:37 06/08/2016

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Francë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të shtunës, në një lokal në Rouen, në veri të Francës.

rouen

 

Mediat e huaja raportojnë se viktimat i përkasin moshës 18-25 vjeç. Ata ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e njërit prej shokëve të tyre.

Policia ka rrethuar zonën si dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa po heton për shkaqet e këtij incidenti, të cilat ende nuk bëhen të ditura.

Franca ka qenë në gatishmëri të lartë pas një serie sulmesh të ndodhura. Rreth dy javë më parë dy xhihadistë vranë një prift në Rouen./tvklan.al





Të ngjashme