Shpërthim në Paris, dhjetëra të plagosur
Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje kritike, pas një shpërthimi të ndodhur në një karnavale në Francë.
Shpërthimi ndodhi gjatë festimeve të në karnavaleve Villepinte, e njohur si Karnavalja e Verdhë, në periferi të Parisit, pranë aeroportit Charles De Gaulle.
Paraprakisht mësohet se shkak është bërë një skulpturë prej druri dhe kashte, pasi iu vu flaka në shenjë simbolike si pjesë e festimeve.
Dëshmitarë thanë se pasi u përfshi nga flakët, copëzat e skulpturës nisën të fluturonin nëpër turmë duke plagosur shumë prej të pranishmve./tvklan.al