Shpërthim në Prishtinë, vritet një serb dhe plagosen katër të tjerë – (18 Prill 2001)


Shpërthim në Prishtinë, vritet një serb dhe plagosen katër të tjerë – (18 Prill 2001)

14:08 18/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shpërthimi i një bombe ka tronditur kryeqytetin kosovar Prishtinë. Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur. Sipas KFOR-it viktimat janë serb. Bomba ishte vendosur në një makinë jo larg ndërtesës ku gjenden partitë politike kosovare, si dhe një zyrë qeveritare jugosllave, ku lëshohen pasaporta.

Zëdhënësi i KFOR-it Smith tha, se ngjarja ishte diçka e tmerrshme dhe gjëja më e keqe për Kosovën, që kërkon të shkojë përpara drejt së ardhmes. Pak minuta pas ngjarjes ushtarët e KFOR-it rrethuan zonën. Dy nga të plagosurit u dërguan në spitalin ushtarak britanik. KFOR-i po punon për të përcaktuar autorët dhe motivet e këtij akti./tvklan.al






Të ngjashme