Shpërthim në Vlorë
Një shpërthim tritoli tronditi lagjen “28 Nëntori” të Vlorës mbrëmjen e sotme. Lënda plasëse ishte vënë në hyrje të një dyqani që tregtonte mobilie të përdorura.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Policia ka ngritur një grup të posaçëm për të zbardhur autoret dhe motivet e ngjarjes.
Tv Klan