Shpërthim në zyrat e “Save the Children”
Një sulm terrorist ka ndodhur në zyrat e organizatës bamirëse ndërkombëtare “Save the Children” në Afganistan. 2 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi i një autobombë në zyrat e kësaj organizate në Xhelalabad në lindje të vendit.
Dëshmitarët thanë se persona të armatosur sulmuan gjithashtu hyrjen e ndërtesës. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin deri më tani, por në këtë zonë janë aktive grupet ekstremiste islamike, përgjegjëse për shumë sulme të përgjakshme, vitet e fundit në gjithë vendin.
Tv Klan