Shpërthimi në shtëpinë e futbollistit

FOTO ILUSTRUESE

Shpërthimi në shtëpinë e futbollistit

08:37 14/02/2018

Tetë persona janë shoqëruar nga policia e Shkodrës në lidhje me shpërthimin e ndodhur mesnatën e të martës në garazhin e një objekti në lagjen Tophane të qytetit. Sipas burimeve të policisë objekt i shpërthimit, ka qenë garazhi tregtarit Sadetin Kiri.

Ky i fundit mësohet se është babait të futbollistit Fatjon Kiri, i cili është aktivizuar me skuadrat e Vllaznisë dhe të Tërbunit të Pukës. Policia bëri me dije se shkak i shpërthimit dyshohet të kenë qenë konfliktet e të atit të futbollistit, Sadetin Kiri, me persona të ndryshëm për shkak të borxheve.

Pavarësisht kësaj ende nuk ka të dhëna mbi autorë konkretë të dyshuar. Nga shpërthimi u raportuan vetëm dëme materiale. Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tv Klan






Të ngjashme