Tritol banesës së 47-vjeçarit
Nga shpërthimi vetëm dëme material, asnjë i dëmtuar
Një sasi tritoli ka shpërthyer në portën e jashtme të një banese private në zonën e Don Boskos në kryeqytet.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në banesën e 47-vjeçarit Përparim Kalbaj, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ekspertët e policisë kanë dyshime se shpërthimi me tritol ka qenë mesazh kërcënues për 47-vjeçarin pasi sasia ka qenë mjaft e vogël.
Kalbaj rezulton person me precedent penal, pasi është ndaluar një vit më parë nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në lidhje me ngjarjen është marrë në pyetje pronari i banesës që ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person.
Tv Klan