Tritol banesës së zdrukthtarit
Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në banesën e një 43-vjeçari në Vlorë.
Lënda eksplozive ishte vendosur në derën e jashtme të apartamentit që ndodhet në katin e katërt të një pallati në lagjen “Isa Boletini”. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.
Pas ngjarjes Jovan Çela ka dëshmuar për më shumë se 5 orë në polici, duke mohuar për ndonjë konflikt me persona të tjerë. 43-vjeçari Çela punon si zdrukthtar në qytetin e Vlorës dhe është person pa precedent penal.
Tv Klan