Shpërthim tritoli pranë HEC -it të Gjegjanit
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës pranë Hidrocentralit në Gjegjan të Pukës.
Shpërthimi mësohet të ketë ndodhur rreth orës 02:30, në Hidrocentralin në pronësi të shtetasi me iniciale, S.L.
Burime paraprake bëjnë me dije se, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, që kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al