Shpërthime në Ambasadën Amerikane në Kenia (04 Gusht 1998)
Masakra në Kenia dhe në Tanzani dyshohet se nuk është asgjë tjetër veçse një hakmarrje e përgjakshme e grupit integralist islamik i arrestimit në Tiranë të kësaj organizate. E kanë publikuar sot këtë lajm dy nga gazetat e përditshme shqiptare. Gazeta Shqiptare dhe Shekulli shkruanin se aktet terroriste në Ambasadat Amerikane në Kenia ku mbi 100 vetë kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur ishin paralajmëruar nga grupi xhihad.
Ajo për të cilën bëhet fjalë është për një deklaratë të bërë që në datën 5 gusht ku terroristët shpreheshin se do të hakmerreshin ndaj arrestimit të vellëzërve të tyre në Shqipëri dhe në një vend tjetër të Evropës Lindore. Më konkretisht ata përmendnin dhe emrin e Shqipërisë ku një muaj më parë u arretuan dhe u ekstraduan nga FBI 4 egjiptianë me aktivitet në Shqipëri./tvklan.al