Shpërthimi pranë HEC -it në Gjegjan, dy të arrestuar


Shpërthimi pranë HEC -it në Gjegjan, dy të arrestuar

12:25 26/05/2016

Një ditë pas shpërthimit me lëndë eksplozive pranë Hidrocentralit në fshatin Gjegjan të Pukës, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, të dyshuar si autorë.

Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërsa akuzohen për shkatërrim të pronës me eksploziv, kryer në bashkëpunim.

Shpërthimi në HEC -in privat, në pronësi të shtetasit me iniciale S.L, ndodhi rreth orës 02:30, të së mërkurës.

Fatmirësisht dëmet e shkaktuara ishin vetëm materiale, ndonëse të konsiderueshme.

Sipas policisë, HEC -i nuk ka qenë në gjëndje pune që prej datës 01 Maj.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, objekte dhe sende të ndryshme të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse.

Policia thotë se, dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me banorë të zonës, për shkak të shfrytëzimit të ujit që shërben për vënien në punë të HEC-it, por edhe për nevoja të ujitjes së tokave bujqësore nga banorët e zonës. /tvklan.al






Të ngjashme