Shpërthimi vullkanik që do të shkatërrojë qytetërimin po afron…
Shpërthimi i ardhshëm vullkanik, i cili ka fuqinë të kthejë njerëzimin në një gjendje primitive duke shkatërruar qytetërimin mund të ndodhë shumë më shpejt nga ç’mendohet.
Sipas "Daily Mail",
ekspertët kanë parashikuar më parë se shpërthimet masive ka të ngjarë të ndodhin afërsisht një herë në 45,000 deri në 714,000 vjet. Ky vlerësim, i bërë në vitin 2004, po sfidohet nga zbulimet e reja të cilat thonë se korniza kohore më e mundshme është vetëm 17,000 vjet. Studiuesit vlerësojnë gjithashtu se shpërthimet mund të ndodhin aq shpesh sa një herë në 5,200 vjet. Të dhënat gjeologjike të studiuara nga shkencëtarët e Universitetit të Bristol tregojnë se shpërthimet masive më të fundit të vullkaneve ndodhën në Tokë mes 20,000 dhe 30,000 vjet më parë. Duke përdorur analiza statistikore, ata zbuluan se, ndërsa shpërthimet e mëdha prej rreth 100 milion tonë metrikë janë më pak të shpeshtë se sa mendohet më parë, shpërthimet më të mëdha prej 1.000 gigatonë ose më shumë janë shumë më të shpeshta. Jonathan Rougier, profesor i shkencave statistikore në universitet, tha:“Sipas të dhënave gjeologjike, dy shpërthimet e fundit masive ishin midis 20,000 dhe 30,000 vjet më parë.
Në një bilanc total, ne kemi qenë me pak fat që të mos përjetojmë shpërthime masive që atëherë.
Është e rëndësishme të kuptojmë se mungesa e shpërthimeve në 20,000 vitet e fundit nuk nënkupton që njëri është i vonuar.
Ajo që mund të themi është se vullkanet janë më kërcënuese për qytetërimin tonë sesa që ishte menduar më parë.
Teknologjia dhe teknikat e përdorura për të përcaktuar kohën mesatare midis shpërthimeve mund të përdoren gjithashtu për të ndryshuar qasjen e sizmologëve për të parë tërmetet.
Gjetjet e plota të studimit u botuan në revistën Earth and Planetary Science Letters. Në historinë njerëzore ka pasur mijëra shpërthime të mëdha, por jo një shpërthim i madh i vërtetë, të paktën jo ende.
/tvklan.al