Shpëtim Gjika shpërthen kundër Besnik Dervishit


Shpëtim Gjika shpërthen kundër Besnik Dervishit

16:25 03/02/2014 GjikaShpëtim Gjika i quan të papërgjegjshme deklaratat e prefektit të Vlorës se porositësi i vendosjes së tritolit në makinën e tij është pjesë e një klani kundërshtar të drejtuar nga kryebashkiaku i Vlorës. Ndaj pasi ka reflektuar gjatë, ashtu siç u shpreh edhe vetë, thotë se mëkëmbësi i qeverisë në qytetin që drejton vetë, me ca deklarata absurde po bën aludime të rrezikshme dhe po ngatërron pistat e hetimeve që po kryhen për të ashtuquajturën “Banda e Tritolit”.

Me te tilla deklarata të papërgjegjshme, thote Gjika, prefekti Dervishi po ndihmon në atë që e ai quan si tentativë për të ringjallur hijet errëta të vitit ’97. Ndaj, Gjika thotë se nuk mund të durojë dot me akuzat që i bëhen, jo vetëm nga prefekti, por edhe nga analistë të njohur.

Kryebashkiaku i Vlorës shpreh besimin se gjithçka do të sqarohet, pasi siç thote ai, qeveria ka vullnetin e hekurt ta zbërthejë deri në ingranazhin më të fundit çdo qelizë kriminale e çdo tentativë për të hedhur në erë arritjet e saj, të sotme apo të nesërme.

 

 





Të ngjashme