Shpëtim Rroqi kundër Sali Berishës (01 Shtator 1998)


Shpëtim Rroqi kundër Sali Berishës (01 Shtator 1998)

16:18 01/09/1998

Pas deklarimit në konferencë shtypi nga Sali Berisha se nga takimi i tij me aleatët është krijuar Këshilli i Kordinimit të protestave ku veç aleatëve të Këshillit për Demokraci bëjnë pjesë dhe Shoqatat Çamëria, Kosova dhe Partia Balli Kombëtar, vjen menjëherë reagimi nga nënkryetari i kësaj partie Shpëtim Roqi i cili e përgënjeshtron deklaratën e Berishës. Gjatë intervistës ai shprehet :

“Partia e Ballit Kombëtar është shprehur qartë që fajtor për ngjarjet e Marsit 1997 është dhe Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Është absurditet që ne si parti të bëjmë pjesë në Këshillin e Koordinimit të protestave. Ne nuk duam ta marrim pushtetin me dhunë.”

 Pamje Shpëtim Rroqi nënkryetar i Partisë Balli Kombëtar intervistë./tvklan.al

Gazetar: Endri Xhafo






Të ngjashme