Shpëtohen nga mbytja 3 të mitur

Foto ilustruese

Shpëtohen nga mbytja 3 të mitur

18:59 25/07/2020

Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Divjakës, në bashkëpunim me rojet e kullave të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 3 të mitur të moshës 12, 13 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Tërbuf, Divjakë.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se të miturit aktualisht ndodhen në spitalin e Lushnjes, jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Divjakës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional”, thuhet në njoftim./tvklan.al






Të ngjashme